Sarkozi shkund kabinetin dhe nis jo zyrtarisht fushaten presidenciale
Nikolas Sarkozi ka bere te dielen levizjen e pare per ti paraprire nje rizgjedhjeje te deshiruar prej tij ne vitin 2012. Ai ka krijuar nje kabinet te ri te krahut te djathte me te cilin shpreson te arrije rezultat. Me nje pelqyeshmeri te publikut shume te ulet pas protestave masive ne lidhje me reformen e pensioneve Sarkozi vendosi qe te vinte ne jete premtimin e bere prej kohesh per te ndryshuar kabinetin e tij qeveritar qe ka marre shume kritika. Qellimi i tij eshte qe te ndryshoje pak imazhin e deritanishem te qeverise qe u prish nga kryerja e reformes se shtrengimit te shpenzimeve publike te ndermarra per shkak te deficit te larte buxhetor. Kjo reforme e ka inatosur shume publikun francez te cilit i eshte veshtiresuar jeta dhe i eshte tkurrur situata ekonomike. Por nderkohe ka vazhduar qe te mbaje ne krye te qeverise Kryeministrin Fillon pas presioneve nga partia e tij dhe sondazheve te cilat e kane nxjerre Kryeministrin nje figure me popullore se vete ate.
Sarkozi i ka dhene detyren e ministrit te Mbrojtjes dhe numrin dy ne qeveri Alain Juppe ish-kryeministrit te Zhak Shirakut i cili dikur u pezullua nga politika per shkak te nje skandali ekonomik. Ne kete ndryshim ai i dha fund edhe flirtit me personalitetet e se majtes. Keshtu shmangu ministrin e Jashtem Kushner i cili deshtoi ne shume ndermarrje te tij diplomatike dhe e zevendesoi ate me djathtisten Michele Alliot ndash Marie bashkeshorti i se ciles eshte gjithashtu ne qeveri. Sarkozi u dha fund edhe emerimeve te grave dhe te perfaqesuesve te minoriteteve etnike. Me kete qeveri te re Sarkozise i mbetet qe te percaktoje planin e tij per 18 muajt e fundit te pushtetit. Fillon ka sugjeruar se plani i reformave duhet qe te vazhdoje i pandryshuar me fokus ne ceshtjet ekonomike dhe ato te papunesise. Presidenti dhe Kryeministri duhet qe te qetesojne edhe situaten me njeri-tjetrin duke i sheshuar kontradiktat. Per me teper sipas sondazhit te fundit Sarkozi ka marre vetem 355 te mbeshtetjes se francezeve nderkohe qe Fillon ka marre 48 nje shifer kjo shume me e madhe dhe kercenuese per personalitetin e Presidentit.