E Diel, 1 Nëntor 2026

Suu Kyi Vendit i duhet pajtim dhe nje revolucion paqesor

Liderja e opozites ne intervisten e pare ben thirrje per paqe

Dy dite pas lirimit nga arresti shtepiak liderja burmeze pro demokracise Aung San Suu Kyi ka deklaruar se ajo ka per qellim qe te kryeje nje revolucion te paqte ne Burme.

Ne nje interviste te fundit qe ka dhene nga selia e Partise se saj Liga Kombetare per Demokraci ajo deklaroi se ishte e sigurt qe demokracia do te vinte gjithsesi ne vendin e saj edhe pse nuk e dinte se edhe sa kohe do te duhej per nje gje te tille.

Ajo tha se do te perfitonte nga cdo lloj rasti per te folur dhe dialoguar me gjeneralet ne fuqi. Lirimi i saj erdhi 6 dite pasi ne Burme u mbajten zgjedhjet e para per keto 20 vite. Partia e Suu Kyi ishte fituesja e zgjedhjeve te fundit pra te atyre te 20 viteve me pare por nuk u lejua qe te vinte ne pushtet pasi u shtyp nga gjeneralet e juntes. Une nuk dua renien e ushtarakeve. Une dua qe te shoh ngritjen e ushtrise ne lartesite dhe profesionalizmin e denje dhe patriotik qe u takon ka deklaruar ne intervisten qe dha per BBC liderja pro demokracise. Mendoj se eshte shume e qarte se cila eshte deshira e popullit. Njerezit duan nje jete me te mire me shume siguri dhe liri. Vec te tjerash liderja e opozites u shpreh qarte se ajo kerkonte nje fund jo te dhunshem te sundimit ushtarak. Une mendoj se njerezit duhet qe te perpiqen qe te vene gjerat ne levizje dhe te realizojne deshirat dhe endrrat e tyre. Revolucioni i kadifenjte tingellon i cuditshem ne nje kontekst ushtarak por do te thosha qe ne rastin tone termi i duhur eshte revolucioni jo i dhunshem deklaroi ajo.

65-vjecarja deklaroi edhe se liria e saj nuk ishte bere me kusht dhe nuk i ishin bere kerkesa. Por ajo theksoi se ishte teresisht e pergatitur per te marre persiper te gjitha pasojat nese qeveria ushtarake do ta burgoste serish per ate qe tha apo beri. Nobelistja e paqes ka kaluar 15 nga 21 vitet e fundit e mbyllur. Ajo u la e lire te shtunen diten e perfundimit te denimit te fundit me arrest shtepie. Te dielen mijera vete mbeshtetes te saj dhe te opozites burmeze jane mbledhur per te degjuar fjalen e saj permes se ciles i beri thirrje popullit qe te bashkohej.

Lirimi i saj eshte pritur ne rajonin aziatik me nje entuziazem te niveleve te ndryshme. Demokracite aziatike kane leshuar deklarata ne te cilat e mbeshtesin ate dhe perpjekjen e saj per te kryer ne vend reforma demokratike. Sfida e rralles tani eshte qe njerezit te sigurohen se ajo dhe mbeshtetesit e saj jane zgjidhja e nje situate shume te rende ne vend ka deklaruar ministri i Jashtem indonezian. Ndersa japonezet deklaruan se jane ne pritje qe qeveria e Burmes te ndermarre masa te tjera pozitive per te realizuar permiresimin e nivelit te te drejtave te njeriut dhe per te promovuar demokracine si dhe pajtimin kombetar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›