E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan: Deklaratë e përbashkët kundër terrorizmit

Përfaqësues të partive politike dhe religjioze në Pakistan, gjatë një takimi në Islamabad, janë pajtuar që të kenë një strategji të përbashkët për luftimin e terrorizmit.

Shefi i Partisë Nacionale Awami Asfandyar Wali Khan, ka lexuar deklaratën e miratuar njëzëshëm në takimin në të cilin u tha se “pjesëmarrësit kanë rënë dakord se arritja e paqes nëpërmjet dialogut duhet të jetë prioriteti numër një”, transmeton Rel.

Ai, megjithatë, shtoi se 26 partitë politike dhe fetare të pranishme në konferencë u pajtuan se sfidat e paraqitura nga terrorizmi duhet të trajtohet në përputhje me “Kushtetutën, ligjin, sigurinë dhe sovranitetin e vendit”.

Konferenca u mbajt pasi që grupi i ndaluar islamik Tehrik-e Taliban i ka ofruar qeverisë bisedime të kushtëzuara paqes./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›