Tetovari që preku Bollivudin

Ka 20 vjet që jeton në Zvicër, është shumë i famshëm atje. Quhet Adnan Ameti nga Tetova, shqiptari shumë i kërkuar për të qenë i pranishëm në evenimente të ndryshme në Zvicër, por edhe jashtë saj.
Ai nuk është i suksesshëm vetëm në në fushën e modës, por ka provuar edhe aktrimin në krah të aktorit të njohur Mohan Pabu duke prekur kështu Bollywoodin, siç quhet ndryshe industria filmike e Indisë në qytetin Bombaj, raporton agjencia Ina.
Fiziku dhe hijeshia e tetovarit bie në sy edhe për të qenë pjesë e reklamave më të njohura televizive, ndërsa ai ka pozuar edhe para fotografit me famë Jose Mesana./Indeksonline/