E Martë, 3 Nëntor 2026

Pakistan/ Përdhosja e kuranit provokon djegien e pesë kishave

Autoritetet e Pakistanit kanë nisur një hetim dhe kanë arrestuar të paktën 146 persona në lindje të vendit, një ditë pasi një turmë me myslimanë u vuri zjarrin pesë kishave dhe sulmoi dhjetëra banesa, që i përkisnin komunitetit të krishterë, pas pretendimeve se dy të krishterë kishin grisur faqe të kuranit.
 
Mediat lokale raportuan se faqet e grisura të kuranit mbi të cilat ishte shkruar përmbajtje blasfemike u zbuluan në zonën e Isa Nagrit, që banohet nga të krishterët në Jaranwala, duke u dhënë shtysë akteve më të rënda të dhunës ndërmarrë ndaj komunitetit të krishterë gjatë viteve të fundit. 

Mes pesë kishave të vandalizuara ishte edhe Kisha e “Ushtrisë së shpëtimit”. Shënjestër e akteve të dhunës u bënë edhe banesa, biznese dhe varrezat e të krishterëve. Në Jaranwala dhe zonës së cilës i përket ky qytet është shtuar prania policore dhe janë ndaluar për shtatë ditë grumbullimet. 

Gazetare Elda Pepa

/ rtsh /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›