E Diel, 1 Nëntor 2026

SHBA: Familja thotë se gazetari gjendet në burg në Siri

Familja e gazetarit amerikan, i cili konsiderohet i zhdukur në Siri, prej muajit Nëntor të vitit të kaluar, thotë se beson se ai mbahet nga shërbimet e sigurimit të presidentit Bashar al-Assad.

Në deklaratën e sotme të famlijes së gazetarit James Foley, që përputhet me Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, thuhet se Foley ishte rrëmbyer më 22 Nëntor në pjesën veriperëndimore të Sirisë, transmeton Rel.

Një hetim i GlobalPostit, për të cilin gazetari dërgonte video-raporte, i ka çuar hetuesit të konkludojnë se Foley mbahet në një burg afër kryeqytetit Damask, me gjasë së bashku me gazetarë të tjerë perëndimorë.

Familja e gazetarit Foley u bënë thirrje autoriteteve në Siri që ta lirojnë atë.

Sipas organizatës Reporterët pa Kufij, gjatë dy viteve të kryengritjes në Siri, janë vrarë 23 gazetarë dhe 53 bashkëpunëtorë të mediave./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›