LDK politizon gjimnazin, NA prish debatin

Forumi i të rinjve të Lidhjes Demokratike të Kosovës përmes Armend Ibrahimint, ka organizuar një debat me nxënësit e gjimnazit “Eqrem Çabej”, i cili është prishur me fishkëllima nga Nxënësit Aktivë të cilat e kanë ndërprerë këtë debat me arsyetimin se është i paligjshëm.
Sipas njoftimit të Nxënësve Aktivë, drejtori i shkollës ishte i njoftuar për këtë.
“Ligji nuk e lejon mbajtjen e tubimeve partiake brenda institucioneve shkollore, dhe nxënësit aktivë të këtij gjimnazi e kundërshtuan këtë ,duke akuzuar LDK-në për manipulim të nxënësve, për partitizim politik brenda objekteve shkollore, thyerje te rregullave te shkollës dhe shkelje te ligjit. NA kërkojmë nga drejtoria i arsimit ne komunën e Prishtinës që tëmarë masa ndaj organizatoreve dhe drejtorit të gjimnazit, i cili ishte në dijeni për këtë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Në videon e incizuar brenda klasës ku supozohej të mbahej debati, shihet që debati u prezantua nga kryetari i Këshillit të Nxënësve të Prishtinës, Emir Abrashi, këshill ky që duhet të jetë jopartiak. Gërbeshi njëkohësisht është edhe kryetar i këtij gjimnazi.
Debati është ndërprerë pasi njëri prej Nxënësve Aktivë, Egzon Azemi, thotë se ‘ky organizim i debatit është i padrejtë’.
/>
“Ta theksojmë, ne Nxënësit Aktive nuk jemi kundër debateve politike brenda objekteve të shkollave, por jemi kundër promovimit të partive politike brenda institucioneve shkollore-publike. E dënojmë fuqishëm këtë tendence te LDK-se për manipulim te nxënësve e cila po përdoret si fushatë paraelektorale, po ashtu dënojmë kërcënimet dhe sulmin fizik nga anëtar te Forumit Rinor te LDK, që iu bë një nxënësi pjesëmarrës në tubim i cili po xhironte me telefon aksionin e Nxënësve Aktive te Prishtinës”, thuhet më tej në këtë komunikatë.
“Liridon Zeka anëtar FRLDK-së sulmoi fizikisht një nga nxenesit që po e xhironte aksionin, dhe me dhunë kërkonte qe t’ia rrëmbente telefonin me të cilin ai xhiroi aksionin e ndërmarrë nga Nxënësit Aktivë. Dardan Rama, Egzon Pacolli dhe një tjetër anëtar i FRLDK-së kërcënuan nxënsit që e kryen aksionin me fjalë e shprehje të ndryshme vulgare, duke u thënë se “Kena mu pa na”, “Runu mir ju se me mu keni punë” etj”, thuhet më tej në njoftim.
Ata kanë shtuar se këto veprime që i kanë quajtur të militantëve të FRLDK-se duhet te dënohen dhe po ashtu na bëjnë të kuptojmë se LDK e cila po thirret në emër të demokracisë, në fakt është emri qe po shkatërron demokracinë.
LDK më herët kishte reaguar kundër formularëve për anëtarësim të PDK-së të shpërndarënëpër shkolla./Indeksonline/