E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan/ Zëdhënësi:Kreu i talebanëve nuk ka vdekur

Një udhëheqës i lartë i talebanëve në Pakistan mohoi se lideri i tyre Baitullah Mehsud ka mbetur i vdekur gjatë një sulmi me avionë të telekomanduar, që u zhvillua këtë javë nga forcat amerikane. Lajmi u bë i ditur nga televizioni BBC. Hakimullah Mehsud, i cili drejton militantët në rajonet fisnore Orakzai, Kurram dhe Khyber, i përshkroi njoftimet për vdekjen e Mehsudit si qesharake dhe deklaroi kjo ishte një trillim i agjencive të shërbimeve secrete.
Nuk kishte asnjë konfirm të veçantë të informacionit, njoftoi BBC, dhe ministri i Jashtëm i Pakistanit deklaroi të premten pasdite se ishte shumë i sigurtë se Mehsud kishte mbetur i vdekur gjatë sulmit me avion të telekomanduar.
Udhëheqësi taliban ishte prej kohësh në shënjestrën e sulmeve të ushtrisë amerikane. SHBA kishte ofruar dhe një shpërblim monetar për informata që do të çonin në kapjen apo vrasjen e tij. Qeveritë amerikane dhe pakistaneze e fajësojnë atë se ka dhënë urdhërin për kryerjen e një serie sulmesh. Në mesin e tyre është dhe ai ndaj ish-kryeministres pakistaneze, Benazir Bhutto në dhjetor të vitit 2007.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›