Ish-presidenti Moisiu boton librin "Mes Nanos e Berishës"
Ish-Presidenti Alfred Moisiu ka nxjerrë në treg librin e tij "Mes Nanos dhe Berishës". Një libër me kujtime për periudhën 2002 - 2007 kur Moisiu ishte president i Shqipërisë. Libri është përgatitur nga shtëpia botuese "Toena" dhe nga sot do të jetë në të gjitha libraritë e vendit. Vetë ish-presidenti Moisiu në një intervistë të gjatë dhënë gazetarit Alfred Peza në "Ora News" ka rrëfyer detajet rreth librit dhe idenë për hedhjen e kujtimeve të tij në një botim cilësor. Ish-kreu i shtetit ka nxjerrë disa nga detajet e jetës së tij të hedhura në libër dhe mardhëniet e tij me Nanon e Berishën.