E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, digjen 160 makina te NATO-s

Militantet u kane vene zjarrin me shume se 160 makinave midis tyre dhjetra mjete te blinduara te destinuara per trupat amerikane dhe aleateve te NATO-s qe po luftojne ne Afganistan.

Sulmet kane ndodhur ne nje rruge kritike per furnizmin me armatime te ushtarakave te Aleances qe ndodhen ne territoret afgane.

Ushtria amerikane ka bere te ditur sot se sulmet ne dy terminalet prane qytetit te Peshawarit do te kene nje ndikim minimal ne operacionet anti-talebane.

Sidoqofte, sulmet kane shkaktuar shqetesim se militantet po perpiqen te nderpresin qarkullimin nepermjet kalimit te Khyberit, nepermjet te cilit kalojne 70 perqind e furnizmeve te forcave perendimore qe gjenden ne Afganistan.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›