E Diel, 1 Nëntor 2026

PS: Qeveria e kapur nga krimi

Partia Socialiste ka akuzuar kryeministrin Sali Berisha si arkitektin e nje qeverie te kapur nga krimi i organizuar, korrupsioni dhe konflikti i interesit.

“Po t’i referohemi shifrave te bera publike nga KLSH-ja, nga ekspertizat e bera nga prokuroria rezulton se vetem permes dhe ne bashkepunim me te pandehurin Lulzim Basha ne nje aks te vetem rrugor, Sali Berisha ka pervetesuar 230 milione euro. Nga tenderat e blerjes se energjise elektrike, nga te cilat nje pjese e mire prej tyre jane zhvilluar permes sekserit Fazllic, Sali Berisha ka fituar 50 milione euro, shifer kjo e konfirmuar edhe nga sekseri ne fjale”, eshte shprehur deputeti socialist Taulant Balla.

Per Partine Socialiste, kryeministri eshte i vetmi qe mban ende ne poste te larta shteterore njerez te hetuar, cka sipas deputetit Balla tregon se qeveria aktuale eshte kthyer ne nje ngrehine mafioze.

“Nga shitja e pasurive te shqiptareve vetem me nje euro, nga biznesi i trafikut te armeve, nga privatizmi i paracaktuar i pasurive shteterore, nga 10 perqindeshi i tenderave publike, nga legalizmi i bizneseve te paligjshme, Sali Berisha ka perfituar gjithashtu rreth 100 milione euro”, tha Balla.

Sipas tij, tashme shqiptaret kane kuptuar se drejtohen nga nje kryeminister i paafte qe eshte sponsorizuesi dhe perfituesi kryesor i korrupsionit.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›