E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kubë, Raul Castro rikonfirmon gatishmërinë për bisedime me SHBA-në

Presidenti kuban, Raul Castro, përsëriti gatishmërinë e tij për bisedime me Shtetet e Bashkuara, por me një fjalim provokues bëri të qartë se ai nuk kishte ndërmend të kompromentonte sistemin socialist të Kubës.
Duke foluar përparea Asamblesë Kombëtare, Castro tha se administrata e Barack Obama po sillet më pak agresive me Kubën, por se ajo po vazhdon të ruajë embargon dhe se po persekuton bizneset që negociojnë me ishullin.
" Ju nuk më zgjodhët mua president për të rivendosur kapitalizmin në Kubë, as për të dorëzuar revulucionin. Unë u zgjodha për të mbrojtur, ruajtur dhe për të vazhduar përsosjen e socializmit, jo për ta shkatërruar atë. Tani mund të duartrokisni nëse dëshironi"-tha ai.
Castro shtoi se oferta e tij për të biseduar me Shtetet e Bashkuara do të bazohej në kushtin që bisedimet të përfshinin gjithçka.
" Unë përfitoj nga rasti për të përsëritur gatsihmërinë e Kubës për të mbajtur një dialog respektues me Shtetet e Bashkuara, në mes të barabartëve, pa një hije mbi pavarësinë tonë, sovranitetin apo vetëvendosjen. Ne jemi të gatshëm për të folur mbi gjithçka. Por si këtu në Kubë apo në Shba ne nuk po shkojmë për të negociuar sistemin tonë politik dhe social. Ne nuk po kërkojmë nga Shba-ja që ta bëjë këtë.
Ne duhet të respektojmë reciprokisht dallimet tona"-tha Castro.
Ai foli gjithashtu dhe për të ardhmen e qeverisë socialiste të Kubës, e cila ka qënë nën spekullime që kur Fidel Castro I kaloi pushtetin të vëllait të tij Raul Castro 3 vjet më parë. 78- vjeçari Raul Castro zëvendësoi zyrtarisht Fidelin 83-vjeçar në shkurt.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›