E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, dorëhiqet kabineti qeveritar

Vendimi u mor pas tentativave të kryeministrit Jusuf Raza Gilani për të zvogëluar numrin e ministrive të shumta që ka ky vend. Pakistani është një nga vendet me kabinetin më të fryrë në botë me plot 40 ministri.

Gilani ka qenë nën presion nga kundërshtarët e tij politikë që të zvogëlojë kabinetin në kohën kur ekonomia e Pakistanit përballet me vështirësi.

Bëhet e ditur se kryeministri Jusuf Raza Gilani ka në plan të ngrejë një kabinet më të vogël, me shkurtimin e një të tretës së ministrave./Start/

                                                                                             2011-02-09 13:00
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›