Gjinushi dëshmon në Prokurori për demonstratën

Policia e Tiranës ka paditur Gjinushin në lidhje me ngjarjen, duke e akuzuar si një nga eksponentët kryesor që nxiti protestën e dhunshme. Për këtë arsye, Gjinushi u thirr nga organet e hetimit.
“Jam i gatshëm të bashkëpunoj për hetimin, por policia po fsheh të vërtetën”, theksoi Gjinushi pas doli nga Prokuroria.
Ai akuzoi drejtorin e Përgjithshëm të Policisë, Hysni Burgaj se po fsheh të dhënat. “Kreu i Policisë po fsheh të vërtetën, puci i shtetit nuk ekziston. Të gjithë e panë kush i vrau 4 persona. Garda qëlloi, u vërtetua dhe nga ekspertiza balistike”, shtoi ai./S.Ll/Start/
2011-02-09 12:01