Forbes: Mubarak ka 70 mld $? E ekzagjeruar dhe e pa provueshme

(Me 7 shkurt, kësaj zhurme iu bashkua dhe “The New York Post”, e cila kishte kopjuar titullin “Mubaraku më i pasuri në botë” nga “The Guardian”) Ne këtu në “Forbes” nuk pretendojmë ta dimë sa është pasuria e Mubarakut, por ka shumë pak gjasa të jetë afër 70 miliardë dollarëve. Së pari, nëse kjo do të ishte e vërtetë, atëherë Mubaraku do të ishte edhe më i pasur se personi më i pasur në botë, meksikani Karlos Slim Helu, i cili kontrollon kompani telekomunikacioni mes të tjerash. Ai kishte një pasuri prej 53.5 miliardë dollarësh në vitin 2010, e nëse llogarisim edhe fitimin prej 18 % gjatë vitit të fundit, pasuria e tij shkon në 63 miliardë dollarë.
A mund të jetë Mubaraku më i pasur? E vë shumë në dyshim thotë Kerry Dolan.
Problem më i madh i këtyre vlerësimeve është se ata janë vetëm supozime, a asnjë provë që i mbështet. ABC News përmend një libër, i cili thotë se i biri i Mubarakut mund të ketë aksione në restorantet Chili dhe kompaninë telefonike Vodanfon. Por pronari i restoranteve Chili në Egjipt, i ka mohuar këto supozime.
Është shumë e lehtë për të spekuluar se sa para mund të kenë në bankat zvicerane, shkruan Kerry Dolan në “Forbes”, por është shumë më e vështirë për ta provuar së ato para janë atje.
Ekipi i pasurisë i “Forbes” do të kryejë disa “gërmime” lidhur me pasurinë e Mubarakut, dhe do të botojë një raport. Ndërkohë, do ti marrim titujt e “ABC News”, “The Guardian” dhe “The New York Post” si shumë të kripura.
/Start/Fatjon Prroni/
2011-02-09 15:35