E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan hidhen ne ere 27 cisterna te NATO-s

Nje grup militantesh ne jug te Pakistanit ka shkaterruar te pakten 27 cisterna qe mbanin karburant per forcat e NATO-s ne Afganistan.

Sulmi ndodhi ne provincen Sindh nje dite pasi tre ushtare pakistaneze mbeten te vrare ne nje zone kufitare nga nje sulm ajror i NATO-s.

Pakistani ka bllokuar rruget e perdorura per furnizimin e trupave amerikane dhe atyre te NATO-s ne Afganistan pas ketij sulmi.

Qindra cisterna te destinuara per forcat e koalicionit nderkombetar jane shkaterruar nga militantet ne Pakistan ne vitin e fundit.

Deri tani askush nuk ka marre persiper pergjegjesine e sulmit te mengjesit te sotem te ndodhur ne qytetin jugor te Shikarpurit.

Zyrtari i policise Mir Ahmed Khandio deklaroi se persona te armatosur hapen zjarr ndaj terminalit ku ishin parkuar cisternat duke trembur shoferet dhe me pas duke u vene flaken automjeteve.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›