E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan ish presidenti i vendit Musharraf ne gjyq

Ish presidenti i pakistanit, Pervez Musharaf, ka dalë për herë të patë para një gjykate anti terrorizëm në Raualpindi. Ai akuzohet se ka pasur të bëjë me komplotin që coi në vrasjen e ish kryeministres së vendit Benazir Buto. Rikthimi i Musharaf në Pakistan, pas katër vitesh në ekzil ka rindezur rivalitetin mes mbështetësve të ish presidentit dhe kundërshatrëve të tij. Jashtë ndërtesës së gjykatës një grup avokatësh kanë sulmuar me gruë dhe shkopinj një turmë mbështetësish. 69 vjecari Musharaf, i cili aktualisht është në arrest shtëpie, është i implikuar në shumë hetime. Ai duhet të gjykohet dhe për tradhti të lartë por qeveria e përkohshme është shprehur se nuk ka autoritet për të gjykuar ish presidentin. I rikthyer në Pakistan në 24 mars për të kandiduar në zgjedhjet parlamentare të muajit maj, ai është përjashtuar nga konsultimet politike.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›