Aktivistet: 24 të vrarë në Siri

Aktivistët e të drejtave të njeriut kanë deklaruar se të paktën 24 civilë janë vrarë nga forcat e sigurisë së Siri.
Sipas drejtorit të një organizate për të drejtat të njeriut Rami Abdel Rahman 10 persona të tjerë janë vrarë pas lutjeve të mbrëmjes në ditën e parë të muajit të shenjtë të Ramazanit.
Ndërkohë ditën e djeshme Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara zhvilloi një takim me dyer të mbyllura për për të shtyrë përpara mundësinë e miratimit të një projekt-rezolute që do të dënonte regjimin sirian për përdorimin e dhunës ndaj protestuesve.