Pakistan, orteku zë poshtë mbi 24 persona
Muzafarabad - Të paktën 24 persona humbën jetën nga rënia e një orteku në nj mal në veri të Pakistanit. Zyrtarë të qeverisë deklarojnë se viktimat ishin duke mbledhur bimë mjekësore në momentin që ra orteku. Ngjarja ndodhi në luginën Neelum, në veri të qytetit të Muzafarabadit kryeqendra pakistaneze e rajonit të ndarë të Kashmirit.
Kjo zonë është pranë epiqendrës së tërmetit të fuqishëm që goditi Pakistanin në tetorin e vitit 2005. Nga ai tërmet humbën jetën mbi 73 mijë viktima.
Kjo zonë është pranë epiqendrës së tërmetit të fuqishëm që goditi Pakistanin në tetorin e vitit 2005. Nga ai tërmet humbën jetën mbi 73 mijë viktima.