E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama-Berishës: Të arrijmë konsensus për presidentin

Kreu i Partisë Socialiste i ka bërë sërish thirrje kryeministrit Sali Berisha që të bashkëpunojë për të arritur një konsensus për zgjedhjen e presidentit të ri.  Në një konferencë për shtyp, Rama ka theksuar se Berisha duhet t`i lerë në këtë moment akuzat, shpifjet dhe gënjeshtrat apo fjalimet me dokrra për arritjet e tij imagjinare pasi sipas tij është koha e konsensusit për Presidentin.

“Deklarata më e fundit e komisionarit Fule dhe vizita e sotme e ministrit danez të çështjeve evropiane tregojnë qartë se jemi në një moment kur miqtë dhe partnerët ndërkombëtarë po bëjnë gjithçka për të na ndihmuar në emër të interesave të vendit tonë dhe familjes evropiane, të cilët kërkonjë t’i ndihmojmë me rezultate konkrete” shtoi Rama

Rama tha se është i shqetësuar, pasi sipas tij, koha nuk pret, dhe mesazhet e tyre po bien në veshë të shurdhët . “Berisha nuk po shfaq asnjë shenjë vullneti për të vënë interesat e vendit mbi ato personale. Nuk po reflekton në asgjë dhe për asgjë. Ky moment historik për Shqipërinë përballë udhëkryqit të zgjedhjes së Presidentit, dhe të provimit të madh të vjeshtës e imponon reflektimin e krejt klasës politike shqiptare, dhe të kryeministrit në radhë të parë" theksoi Rama.

Sipas tij Shqipëria rrezikon të marrë statusin e vendit kandidat nëse nuk i përmbush reformat e kërkuara nga Bashkimi Europian.
“Ne nuk mund ta marrim statusin nëse nuk mbyllim reformën zgjedhor përpara 24 majit. Ne rrezikojmë vetë procesin e integrimit për të mbrojtur KQZ-në e Ristanit apo për të mos lejuar asnjë transparencë për materialet zgjedhore. Në këtë moment historik kryeministri po bën po ashtu shurdhin ndaj kërkesës tonë për dialog për zgjedhjen e presidentit. Ne duam një president për të gjithë shqiptarët ndërsa kryeministri do një president për veten. Por a mund të sakrifikohet interesi kombëtar vetëm e vetëm se kryeministri kërkon me çdo kusht të fusë në rreshtin e vartësve të tij edhe presidentin, prokurorin e përgjithshëm” theksoi më tej Rama.
 

vijon...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›