Pakistan, shitja e veshkave për të larë borxhet
Rad Noas në Pakistan është shumë i varfër. Ai mbështetet vetëm tek një copë tokë, të cilën as nuk e zotëron. Jeta është shumë e vështirë për të dhe për miliona pakistanezë të tjerë, të cilët kur nuk lajnë dot detyrimet e tyre financiare detyrohen të shesin atë që munden, organet, zakonisht veshkat. Noas tregon për CNN se kishte marrë hua nga pronari i tokës për ilaçe për gruan dhe për 6 fëmijët e tij, që me kalimin e viteve arritën shifrën e 1000 dollarëve. Një vit më parë, pronari i tokës i kishte thënë se duhet të paguante borxhin ose të shiste gruan dhe fëmijët ose veshkën. Jam i pashpresë tha ai, të shes fëmijën apo veshkën? Ai e pagoi borxhin, por tani është shumë i dobët për të punuar. Nën kurthin e varfërisë, Noas është në mëshirën e një tjetër pronari. Por Noas është vetëm një prej mijra nejrëzve të varfër në Pakistan që kanë nga një shenjë të tillë operacioni. Ndonëse shitja e organeve në këmbim të parave është e ndaluar me ligj duket se ligji nuk hyn në punë në këto zona të varfëra. Në këtë trafik organesh, një veshkë kushton 200 mijë dollarë dhe vetëm sekseri merr 50 mijë. Trafiku i veshkave përbën 20 përqind të afro 70 mijë organeve të shitura në Shtetet e Bashkuara, Europë, Arabi Saudite dhe Izrael.