Nëna më e moshuar e botës, ka ndërruar jetë në Spanjë
Maria Busada De Lara, e cila solli në jetë fëmijët e saj në moshën 67-vjeçare, u diagnostikua me kancer menjëherë pas lindjes. Binjakët që lindën në dhjetor të 2006 së shpejti mbushin 3 vjeç. De Lara u bë nëna që lindi fëmijë në moshën më të madhe, duke thyer rekordin që mbante një tjetër nënë nga Rumania, e cila solli në jetë një vajzë kur ishte rreth 130 ditë më e re se spanjollja.