E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasja e ambasadorit në Libi, Clinton: Dënojmë sulmin e egër

Sekretarja amerikane e shtetit Hilary Clinton ka reaguar sot në lidhje me vrasjen e ambasadorit amerikan në Libi Shon Smith dhe katër anëtarëve të personelit të ambasadës.
 

Në një deklaratë për shtyp të publikuar nga ambasada amerikane në Tiranë theksohet se Clinton ka dënuar aktin e rëndë ndërsa ka vlerësuar rolin e diplomatëve amerikanë në vende të ndryshme të botës duke theksuar se SHBA-ja është e nderuar nga shërbimi i secilit prej tyre
 

Sipas saj, ambasadori Smith vuri në rrezik jetën e tij për t`iu ofruar popullit libian dorën e ndihmës për të ndërtuar themelet e një shteti të ri e të lirë.

“Çdo ditë e kaloi duke ndihmuar përfundimin e punës që pati filluar. Krisi ishte i përkushtuar që të çonte përpara vlerat dhe interesat e Amerikës, edhe kur kjo nënkuptonte rrezik. Shon Smith ishte bashkëshort dhe baba i dy fëmijëve. Iu bashkua Departamentit dhjetë vite më parë. Ashtu si Krisi, edhe Shon ishte një ndër më të mirët. Përpara se të arrinte në Bengazi, kishte shërbyer në Bagdad, Pretoria, Montreal, dhe së fundi në Hagë”. Të gjithë amerikanët që humbëm në sulmet e djeshme kryen sakrificën sublime. E dënojmë këtë sulm të egër dhe të dhunshëm që mori jetët e tyre, të cilat ia kishin përkushtuar ndihmës për popullin libian në përpjekjet për të siguruar një të ardhme më të mirë” thekson Clinton.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›