Afganistan, vijojnë luftimet ndaj talebanëve

Forcat e sigurisë në Afganistan vazhdojnë të luftojnë kundër talebanëve të mbetur në Kabul, një ditë pas sulmeve të koordinuara si pasojë e të cilave u vranë nëntë persona, ndërsa u plagosën 20 të tjerë.
Një zëdhënës i policisë në Kabul tha se forcat e sigurisë janë duke kontrolluar një bllok të papërfunduar të banesave në kërkim të talebanëve.
Blloku thuhet se është në afërsi të ndërtesës ku talebanët sulmuan ditë më parë ambasadën amerikane dhe qendrën e NATO-s.