E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, të paktën 16 militantë të vrarë

Të paktën 16 militantë janë vrarë sot gjatë një sulmi me raketa në rajonin veriperëndimor të Pakistanit.
 

Zyrtarët pakistanezë thonë se avionë të dyshuar amerikanë lëshuan disa raketa pranë kufirit me Afganistanin, duke vrarë të paktën 16 militantë të dyshuar.
 

Zyrtarët thonë se sulmi ka ndodhur në rrethin jugor të Uaziristanit, që konsiderohet si bastion i Al Kaidës dhe talebanëve.
 

Viktimat e sotme besohet të jenë luftëtarë talebanë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›