Republikanët vonojnë votimin për të dërguarin e SHBA-ve në Rusi

Republikanët në senatin amerikan kanë shtyrë votimin për të nominuarin e Shtëpisë së Bardhë për ambasador në Rusi, pas shqetësimeve lidhur me shkurtimin e shpenzimeve për armët bërthamore në SHBA.
Senatori Bob Korker, kundërshtoi votimin e planifikuar të Senatit për Majkëll Mekfall, pasi ai kërkon siguri që qeveria do të vazhdojë të financojë kompleksin e armëve bërthamore në SHBA.
Ndihmësit e komitetit thanë se kjo lëvizje e republikanëve ka shtyrë emërimin për të paktën 2 javë.
Vitin e kaluar Obama bindi republikanët të votojnë traktatin e ri të kontrollimit të armëve bërthamore me Rusinë, duke premtuar 85 miliardë dollarë për 10 vitet e ardhshme për modernizimin e sistemin bërthamor të armëve në SHBA.
Por kriza buxhetore ka ngritur shumë pyetje lidhur me atë nëse ky premtim i presidentit Obama do të realizohet.