Pakistan, të paktën 20 të vdekur nga një aksident rrugor
Të paktën 20 persona kanë vdekur dhe disa të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor në jug të Pakistanit.
Aksidenti ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, rreth 100 kilometra në lindje të qytetit të Karaçit ku një autobus u përplas me një furgon pasagjerësh.
Një raport i agjensisë së lajmeve Reuters, ka theksuar se kanë vdekurr të paktën 22 persona, ndërsa Associated Press tha se të paktën 21 persona u vranë.
Pakistani ka disa prej rrugëve më vdekjeprurëse në botë, ku aksidentet janë të shpeshta për shkak të rrugëve me cilësi të dobët dhe shpejtësisë tej normave të lejuara me të cilën udhëtojnë automjetet.