Obama: Rajoni i Azi-Paqësorit kritik për ekonomisnë

Presidenti Barak Obama u tha udhëheqësve të 21 vendeve të Bashkëpunimit Ekonomit të Azi Paqësorit se rajoni do të jetë me rëndësi të madhe në rigjallërimin ekonomik të Shteteve të Bashkuara.
Presidenti amerikan tha në fjalën e hapjes së takimit të nivelit të lartë se rreth tre miliardë banorët e 21 vendeve të APEC-ut presin nga organizata 30 vjeçare që të krijojnë mundësi për njerëzit nëpërmjet zgjerimit të tregtisë që do të nxisë rritjen ekonomike dhe do të hapë vende të reja pune.
Qëllimet e APEC-ut për uljen e tarifave doganore dhe heqjen e pengesave tregtare, tha Obama, janë kritike për rimëkëmbjen ekonomike të Shteteve të Bashkuara.
"Rajoni i Azi-Paqësorit është me rëndësi tejet kritike për rritjen ekonomike të Ameriks. Ne e konsiderojmë atë përparësi kryesore. Ne e konsiderojmë atë përparësi sepse nuk do të jemi në gjendje të hapim vende pune për njerëzit dhe të nxisim rritjen ekonomike dhe të shtojmë mundësitë, nëse rajoni i Azi-Paqësorit nuk është i sukseshëm” shtoi ai.
Presidenti Obama tha se rajoni ka rëndësi kyçe për objektivin e tij për dyfishin e eksporteve amerikane dhe shtoi se ekonomitë e APEC-ut duhet të punojnë sëbashku për të nxitur me shpejtësi në në mënyrë të qendrueshme rritjen ekonomike.
Në deklaratën përfundimtare të takimit të nivelit të lartë të APEC-ut pritet të vihet në dukje përparimi i bërë në atë që zoti Obama iu referua si ekonomi e suksshme rajonale, duke argumentuar rëndërinë e shtimit të tregtisë dhe investimeve, duke promovuar “punë në sektorin e gjelbër, në fushën e novacioneve dhe duke përcaktuar dhe bashkërenduar mirë rregullat.
Shtetet e Bashkuara dhe tetë vende të tjera të APEC-ut kanë njoftuar tashmë në vija të përgjithëshme marrëveshjen për të krijuar një Partneritet Trans-Pacifik tregtar, ose TPP, që zoti Obama tha se do të jetë model për hapjen më të gjerë të tregtisë rajonale.
Krahas Shteteve të Bashkuara, pjesëmarrësit e tjerë të TPP-së janë Australia, Brunei, Kili, Malajzia, Zelanda e Re, Peruja, Singapori dhe Vietnami. Kina e ka kritikuar grupin, duke thënë se pasqyron tendencat proteksioniste të APEC-ut.
Zyrtarët amerikanë thanë se zoti Obama pritej të zhvillonte bisedime të mëtejshme gjatë takimit me Presidentin e Kinës, Hu Gjin Tao. Në takimin e tyre kryesor të shtunën, të dy udhëheqësit diskutuan për tregtinë dhe mosmarrëveshjet lidhur me politikat e monedhës kineze.
Çështja e programit bërthamor të Iranit dhe raporti i kohëve të fundit të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore lidhur me të dhënat për përpjekjet e Iranit prë prodhimin sekret të armëve kanë qënë gjithashtu fokusi i takimeve të Presidentit Obama me udhëheqësit e Kinës dhe Rusisë.
Zyrtarët amerikanë thanë se Kina dhe Rusia mbështesin përpjekjet diplomatike për parandalimin e Iranit që të ketë aftësinë për të zotëruar një armë bërthamore.
Zoti Obama tha se ai dhe Presidenti i Rusisë Dmitri Mevjedev ranë dakord të punojnë për “një përgjigje të përbashkët” ndaj Iranit lidhur me të dhënat e raportit të Agjencisë. Zyrtarët amerikanë thonë se konsultimet do të vazhdojnë rreth masave për të shtuar presionin ndaj Teheranit.