E Diel, 1 Nëntor 2026

Bin Landen ka vdekur më herët, nuk është vrarë

Ministri i Inteligjencës në Iran Hejdar Molesi, ka deklaruar se Teherani ka fakte që lideri i Al Kaidës, Osama Bin Laden, ka vdekur shumë më përpara nga një sëmundje dhe nuk është vrarë në aksionin amerikan, transmeton agjencia e lajmeve në Iran FARS.

"Kemi informacione të sakta se Bin Laden ka vdekur nga një sëmundje nuk është vrarë nga amerikanët”, ka thënë Molesi.

“Nëse ushtria amerikane e ka vrarë atë, pse atëherë nuk na ofrojnë fotografi dhe pse trupin e tij e kanë hedhur në det aq shpejt”, ka pyetur ministri Molesi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›