E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, ushtria merr nën kontroll qytetin kryesor

Buner - Trupat e sigurisë në Pakistan arritën të marrin nën kontroll qytetin e Daggarit, i cili është kryesori në distriktin e Bunerit. Këtë lajm e konfirmon një zëdhënës i ushtrisë pakistaneze, i cili deklaron se depërtimi në pozicionet e rebelëve talebanë u arrit me ndihmën e helikopterëve.

Trupat ushtarake janë duke bashkëpunuar me policinë dhe milicinë në rajonin e Bunerit. Talebanët patën arritur të hynin në këtë rajon në fillim të kësaj jave, gjë që ngjalli shqetësime në Pakistan dhe alarmoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›