Pakistan, vdesin 24 ushtarë në një aksident rrugor

Të paktën 24 anëtarë të forcave së sigurisë pakistaneze kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm, kur autobusi me të cilin po udhëtonin ka rënë në një lumë.
Sipas agjencive lokale të lajmeve, autobusi ka rënë në lumin Indus, në rajonin e Kohistanit, ku si pasojë pesë ushtarakë të tjerë kanë mbetur të plagosur.
Burime policore kanë bërë me dije se autobusi ishte nisur nga Raualpindi dhe po drejtohej për në Gilgit, kur papritur ka ndodhur tragjedia, ku si shkak i tij mendohet shpejtësia e lartë.
Por pavarësisht shpejtësisë, Pakistani vuan edhe nga gjendja e dobët e infrastrukturës rrugore, që bëhet gjithashtu shkak për incidente të ngjashme./Indeksonline/