Pakistan, vejushat dhe vajzat e Bin Laden dënohen me 45 ditë burg
PAKISTAN-Tre të vejat e Osama Bin Laden dhe dy vajzat e tij janë dënuar sot me nga 45 ditë burg dhe me gjobë prej rreth 70 eurosh secila, pasi u gjetën fajtore se jetonin në Pakistan në mënyrë të paligjshme.
Anëtarët e familjes së Bin Laden tashmë kanë kryer rreth një muaj në burg dhe pritet të riatdhesohen brenda dy javësh për në Jemen dhe Arabi Saudite.
Avokati i familjes së Bin Laden deklaroi se verdikti i gjykatës u prit me gëzim nga tre të vejat dhe dy vajzat e ish kryeterroristit. Kreu i Al Kaedes mbeti i vrarë me 2 maj të 2011-ës gjatë një operacioni të forcave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Pakistan.
(el.me/NEWS24/BalkanWeb)