Hyseni:Hoxhaj s`po e menaxhon mirë MPJ-në!

Ish-shefi i diplomacisë kosovare, Skënder Hyseni ka kritikuar Enver Hoxhajn se s`po e menaxhon mirë MPJ-në.
Në një intervistë për madiat kosovare, Hyseni ka theksuar se diplomacia e vendit ka ngecur që prej kohës kur ai ishte në krye të Ministrisë së Punëve të Jashtme. E për këtë, ai e përmend si arritje të madhe vendimin në favor të Kosovës që mori Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë.
Hyseni vlerëson se diplomacia e ngathët e drejtuar nga ministri Enver Hoxhaj po bën që shumë shtete të ngurrojnë për ta njohur vendin, e për këtë më shumë kanë ndikuar kompromiset në dëm të sovranitetit të Kosovës që janë bërë në bisedimet në Bruksel. Për këtë përmend marrëveshjen për "fusnotën”