Kosovë, as veriu nuk i bashkon PDK-në dhe LDK-në
Për qeverinë e Kosovës, duket se nuk është punë e lehtë themelimi i Zyrës Administrative në veri të Kosovës.
Mendohet se themelimi i kësaj zyre do të imponoj krijimin e një qeverie teknike, në mënyrë që përgjegjësia për veriun të ndahet dhe të mos mbetet e tëra në shpinën e qeverisë aktuale, shkruan Bota Sot.
Ndërsa në anën tjetër, paritë opozitare, nuk shprehin interesim që të jenë pjesë e bashkëfajësisë në asnjë mënyrë.
Shefi i Grupit parlamentar të LDK-së, Ismet Beqiri, ka thënë se LDK-ja nuk do të bëhet pjesë e bashkëfajësisë me PDK-në dhe se kurrë nuk do të ketë koalicion me Hashim Thaçin.