Pakistan, vriten 4 gazetarë të huaj gjatë një shpërthimi në vend

Louer Dir, 3 shkurt, NOA Katër gazetarë të
huaj mësohet se kanë mbetur të vrarë sot gjatë një shpërthimi të ndodhur në afërsi
të një shkolle në Pakistan. Lajmi i bërë me dijeni nga forca lokale të sigurisë
tregon sesi bomba shpërtheu pranë një shkolle në Louer Dir, rajon i provincës në
kufirin veri-perëndimor të vendit. Nuk dihet ende kombësia e viktimave dhe mediat
për të cilat ata punonin, por kjo nuk është hera e parë që gazetarë të huaj
humbin jetën në këtë rajon të nxehtë.
Nga ana e tij, gjenerali Ronald Bërxhis,
drejtor i Agjencisë së Zbulimit në departamentin e Mbrojtjes tha se beson që
Pakistani mund ti mbrojë armët e tij bërthamore, por cënueshmëritë mbeten.
Në dëshminë para Kongresit, Bërxhis tha se qeveria e Pakistanit është bërë
objekt i sulmeve të vazhdiueshme nga ekstremistët talibanë, duke ngritur
pyetjet për sigurinë e armëve bërthamore të Pakistanit.
n.e/NOA