SHBA, testohet sulm i ri raketor
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë testuar një sistem raketor i cili është i ndërtuar në mënyrë të tillë që të godasë raketa iraniane me rreze të gjatë veprimi.
Testi dështoi nga një defekt në sistemin interceptues të radarëve të vendosur në det.
Njoftimi për provën u bë publik në një kohë kur mësohet se SHBA-ja po planifikon të forcojë masat e sigurisë në Gjirin Persik.
SHBA po planifikojnë që të përshpejtojnë zvendosjen e sistemeve të reja mbrojtëse atje për të përballuar atë që shihet si kërcënim në rritje nga raketat iraniane me rreze të shkurtër si dhe të gjatë veprimi.
Planet parashikojnë edhe dislokimin e luftanijeve speciale në ujërat pranë bregdetit iranian si dhe sistemet ani-raketore Patriot në disa vende të Gjirit.
Ndihmës-sekretari amerikan i Shtetit, Pi Xhej Krouli tha për BBC-së se planet për zhvendosjen e raketave nuk nënkuptojnë se SHBA i ka braktisur ofertat diplomatike ndaj Teheranit.