E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistan, vritet diplomati saudit

Një diplomat saudit u vra sot në makinën e tij pranë konsullatës së Arabisë Saudite në Karaçi, në jug të Pakistanit, njoftoi ambasada saudite në Islamabad.
 

"Bëhet fjalë për një diplomat saudit. Ai u vra në makinën e tij me targa diplomatike, pranë konsullatës sonë', deklaroi shefi i zyrës së shtypit i misionit diplomatik saudit në Islamabad, kryeqytet i Pakistanit.
 

Një zyrtar tjetër i ambasadës saudite pa dhënë shumë hollësi, deklaroi se viktima ishte oficer për sigurinë e konsullatës së Arabisë Saudite në Karaçi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›