E Shtunë, 31 Tetor 2026

Senatori John Kerry po viziton Pakistanin

Senatori amerikan, John Kerry ka arritur sot në Pakistan. Ai do të takohet me Presidentin, Asif Ali Zardari, dhe kryeministrin, Jusuf Raza Gilani.

Në një deklaratë për mediat në Kabul Kerry ka theksuar se marrëdhëniet SHBA- Pakistan janë në një “moment kritik”.

Ai ka thënë se është i gatshëm të dëgjojë liderët e Pakistanit mirëpo zbulimi i shefit të Al Kaidës, Osama bin Laden, duke jetuar në afërsi të kryeqytetit Islamabad, do të thotë se “bisedimet duhet të gjejnë zgjidhje për disa çështje shumë serioze”.

Pakistani është zotuar se do të rishikojë marrëdhëniet në fushën e informacioneve sekrete me SHBA-të pas bastisjeve që çuan deri te vrajsa e bin Ladenit.

Operacionin amerikan të 2 majit, brenda territorit pakistanez, kur kryeterroristi, Osama bin Laden, u vra nga forcat amerikane, Ministria e Jashtme e Pakistanit, e ka quajtur “veprim unilateral i pa-autorizuar”.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›