E Shtunë, 31 Tetor 2026

Apel per 8 majin. BE Plotesoni standartet per statusin

Brukseli pret qe zgjedhjet e reja lokale te 8 majit ne Shqiperi te shfrytezohen per te arritur standardet e Bashkimit Evropian. Keto zgjedhje vleresohen si shume te rendesishme dhe test per arritjen e kritereve politike te ritheksuara ne raportin e fundit te Komisionit Evropian. Duke e pare 8 majin si nje mundesi per te kapercyer krizen e gjate politike ne vend, presidence e BE-se dhe Parlamenti Evropian jane te gatshem t'i vezhgojne me shume vemendje keto zgjedhje.

Kete e pohon per Albanian Screen raportuesi i Parlamentit Evropian per Shqiperine, Nikolaos Chountis si dhe kryesuesi i presidences se BE-se, shefi i diplomacise hungareze, Janosh Martoni.  

“Zgjedhjet jane nje rast shume i mire, por situata eshte shume serioze. Une deshiroj qe keto te kalojne sa me mire. Nese qeveria shqiptare dhe opozita kerkojne me shume vezhgues ne mund t'i dergojme ata. Per kete nuk ka ndonje problem, sepse kjo eshte nje metode qe e perdorim. Ky eshte nje sy i trete, ne kete rasti i Parlamentit Evropian dhe i gjithe organizatave te tjera, ne menyre qe ne zgjedhje te kete transparence. Mendimi im eshte ky qe nese forcat politike kerkojne me shume vezhgues, une them po” thotë Chountis. 

“Ne po e ndjekim situaten ne Shqiperi me shume kujdes. Per sa i perket kerkeses per te pasur me shume vezhgues ne zgjedhje, ne do ta shqyrtojme edhe kete aspekt. Per kete qellim, edhe perfaqesuesi i Bashkimit Evropian e ka vizituar dy here Tiranen. Ai vazhdon te kete kontakte me drejuesit atje dhe mund te shkoje perseri atje nese eshte nevoja. Ne jemi te gatshem per ta ndihmuar Shqiperine ne te gjitha aspektet” tha Martonyi.

Shqipëria do të zhvillojë zgjedhjet vendore në 8 maj dhe institucionet ndërkombëtare kanë bërë thirrje që të dyja palët të fokusohen në këto zgjedhje. Një ditë më parë në Tiranë, sekretari i përgjithshëm i OSBE, De Brichambaut tha se do të ketë prani më të gjerë vëzhguesish të kësaj organizate që do ti monitorojnë ato.

Gjovalin Kola

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›