Pakistan, vritet lideri i Al Kaedës

Vritet nga një sulm i forcave amerikane një nga liderët e Al Kaedës në Pakistan.
Lajmi bëhet i ditur nga mediat ndërkombëtare, sipas të cilave Badar Mansoor është vrarë gjatë një sulmi me avion të telekomanduar të drejtuar nga operativët e CIA-s ndaj një ndërtese.
Sipas tyre ngjarja në fjalë ka ndodhur në Miranash, zonë në territorin tribal veri-perëndimor të Pakistanit, të njohur ndryshe si Uaziristani verior.
Ndërkohë, burime gazetare lokale njoftojnë se nga sulmi, bashkë me Mansoor kanë mbetur të vrarë edhe tre militantë të tij.