E Shtunë, 31 Tetor 2026

Medvedev e Sarkozi diskutojnë për Sirinë

Siria ka qënë në fokus të bisedës telefonike mes presidentit të Rusisë, Dimitri Medevedev, dhe homologu të tij francez Nikolas Sarkozi. Lajmi bëhet i ditur nga mediat ruse të cilat theksojnë se biseda vjen pasi Franca, Britania dhe Shtetet e Bashkuara kanë shprehur dyshime ndaj rezultateve të takimit ndërmjet ministrit të Jashtëm rus, Sergei Lavrov, dhe presidentit sirian, Bashar al-Asad.
 

Lavrov ka thënë se Asadi është i gatshëm t`i japë fund dhunës në Siri, duke ndjekur dialogun me forcat opozitare. Opozita i ka hedhur poshtë bisedimet me regjimin e Asadit, duke thënë se presidenti duhet të lërë pushtetin. Opozita ka raportuar edhe për vazhdimin e ofensivës së forcave siriane të sigurisë kundër protestuesve në qytetin Homs.
 

Konfirmimi i pavarur i numrit të viktimave është i pamundur, për shkak të kufizimeve në raportim që kanë vendosur autoritetet siriane.
Siria është përfshirë nga protestat anti-qeveritare që nga marsi i viti të kaluar. Prej atëherë, mijëra persona kanë humbur jetën në trazira.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›