E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maldive, fletë-arresti për ish-presidentin Nasheed

Një gjykatë në ishujt Maldive, ka lëshuar sot një urdhër-arresti ndaj ish-presidentit Mohamed Nasheed dhe ish-ministrit të Mbrojtjes.

Lajmin e kanë bërë të ditur disa televizione indiane të cilat citojnë burime pranë Partisë Demokratike të Maldiveve, ku bën pjesë ish-kreu i shtetit.

Burimet shtojnë se pas trazirave të ditës së mërkurë, askush nuk di me saktësi se ku ndodhet Nasheed, të cilin policia po përpiqet të arrestojë.
 

Nasheed dha dorëheqjen ditën e martë, pas javësh të tëra protestash dhe kryengritjesh nga disa oficerë të policisë. Në një fjalim televiziv, ai tha se do të ishte më mirë për vendin që në një situatë të tillë të tërhiqej nga detyra.
 

Tensionet në Maldive u përshkallëzuan pasi ushtria arrestoi një gjyqtar të vjetër muajin e kaluar, duke shkaktuar nisjen e protestave në rrugë në mbarë ishujt që ndodhen në oqeanin Indian.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›