Siri, vazhdojnë bombardimet në Homs

Qyteti Homs në Siri vazhdon të tronditet nga bombardimet e forcave të sigurisë, ndërsa aktivistët e opozitës njoftojnë për 31 civilë të vrarë.
Konfirmimi i pavarur i numrit të viktimave është i pamundur, për shkak të kufizimeve që kanë vendosur autoritetet siriane.
Raportet thonë se raketat kanë bombarduar sot disa zona të Homsit.
Më herët Kremlini ka bërë të ditur se presidenti i Rusisë, Dimitri Medevedev, dhe homologu i tij francez, Nikolas Sarkozi, kanë biseduar në telefon për situatën në Siri por nuk ka dhënë detaje për hapat konkrete në lidhje me këtë çështje.
Siria është përfshirë nga protestat anti-qeveritare që nga marsi i vitit të kaluar në të cilat kanë humbur jetë mijëra persona.