E Diel, 1 Nëntor 2026

Pakistan, vritet një zyrtar i lartë i Al Kaidës

Një zyrtar i Al Kaidës dhe të paktën katër militantë të dyshuar islamikë janë vrarë nga një sulm i telekomanduar i Shteteve të Bashkuara në veriperëndim të Pakistanit.

Zyrtarë të inteligjencës, kanë konfirmuar se Abu Kasha al-Iraqi është vrarë në rajonin e Vaziristanit Verior.

Abu Kasha al-Iraqi dyshohet se ka qenë projektues i rangut të lartë brenda rrjetit terrorist.

Vaziristani Verior është njëri nga shtatë qarqet fisnore përgjatë kufirit me Afganistanin, ku militantët e Al Kaidës besohet se kanë vendstrehimet e tyre.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›