Protesta anti-amerikane edhe në Kirgizstan

Dhjetëra persona kanë protestuar sot para Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Bishkek të Kirgizstanit kundër filmit që tall Profetin Muhamed.
Rreth 200 policë janë vendosur pranë ambasadës, për të ruajtuar sigurinë ndërsa një përfaqësues i Ambasadës amerikane ka takuar protestuesit duke premtuar se do të japë përgjigje zyrtare për kërkesën e tyre për ndëshkimin e regjizorit të filmit.
Filmi “Pafajësia e Myslimanëve”, i prodhuar në Shtetet e Bashkuara, ka shkaktuar protesta në gjithë botën myslimane këtë muaj. Disa vende kanë bllokuar faqen e videove YouTube për shkak të filmit.