E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani arreston sulmuesit ndaj objekteve të krishterëve

- Policia pakistaneze ka arrestuar rreth 150 persona, të dyshuar për sulmin në një lagje të të krishterëve në qytetin Lahore. Një turmë prej rreth 3 000 myslimanësh ka shkatërruar të shtunën në Badami Bagh rreth 178 shtëpi dhe dyqane.Zyrtari i lartë policor në Lahore, Rai Tahir ka thënë se autoritetet po vazhdojnë kërkimet për njerëzit përgjegjës, transmeton Rel.

Zemërimi ka shpërthyer pasi një person i krishterë është arrestuar të premten, pas akuzave nga shokët se ka bërë komente blasfemike për Profetin Muhamed.

Blasfemia është krim serioz në Pakistan dhe mund të dënohet me ndëshkim kapital.

Mijëra të krishterë kanë protestuar sot në qytetet Lahore dhe Karaçi, duke kërkuar mbrojtje më të mirë nga qeveria./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›