Pakistani flet për bashkëpunim me Indinë
Qeveria pakistaneze i ka ofruar bashkëpunim pa kushte Indisë ndërsa India heton sulmet në Bombei ku afro 200 vetë u vranë. Duke folur në TV indian, presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari, paralajmëroi kundër çdo reagimi të tepruar. Ai tha se qeveria e tij do të veprojë me shpejtësi nëse ka fakte se individë apo grupe pakistaneze janë përfshirë në sulme. Por ministri i Jashtëm, Shah Mehmood Qureshi, tha se India nuk kishte ofruar fakte të tilla. Politikanët indianë thonë se personi i vetëm që ka mbijetuar dhe që është nën arrest, është nga Pakistani.