E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirohen tre bashkëpunëtorët e arrestuar të BND-së

Tre bashkëpunëtorët e shërbimit informativ gjerman BND të arrestuar në Kosovë janë lënë sërish të lirë. Gjermanët u kthyen sot pasdite në atdhe. Pas disa ditë hetimesh, një Gjykatë ndërkombëtare vendosi se nuk ekzistojnë dëshmi që tre gjermanët të jenë përzier në sulmin me bombë mbi selinë kryesore të BE-së në Kosovë. Sipas të dhënave të gazetës Sydojçe Cajtung (Süddeutschen Zeitung) aktualisht përfaqësues të lartë të Shërbimit Informativ dhe politikanë të shumë partivegjermane, kritikojnë menaxhimin e krizës nga Berlini qeveritar. Qeverisë gjermane nuk do t`i kishte kushtuar shumë t`i bënte të qartë qeverisë në Prishtinë, se provokime të tilla nuk mund të pranohen kaq lehtë, citon gazeta një punonjës të lartë të BND-së, emri i të cilit nuk bëhet i ditur.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›