Pakistani forcon luftën ndaj terrorizmit

Qeveria e Pakistanit ka miratuar dy projekt-ligje kundër terrorizmit.
Legjislacioni i propozuar ka për qëllim që ta cilësojë si krim financimin e terrorizmit duke parashikuar dënime si ngrirjen e llogarive bankare dhe konfiskimin e pasurisë.
Nën masat e propozuara, gjykatat mund të pranojnë si dëshmi komunikimet telefonike dhe ato elektronike.
Analistët thonë se po që se miratohen në parlament, ligjet do të ndryshojnë në mënyrë thelbësore formën se si janë hetuar dhe përndjekur të dyshuarit për terrorizëm.
Qindra të dyshuar janë arrestuar çdo vit, por shumë pak nga ata janë dënuar.