Francë, shuhet familja britanike

Ishin pjesë e një familjeje britanike dhe ndodheshin për pushime në Francë, 3 personat të cilët janë vrarë në Savoia-n e sipërme, në lindje të Francës, ndërsa një i katërt besohet se ishte kalimtar i rastit.
Tre prej tyre janë vrarë me armë zjarri, ndërsa ndodheshin në makinë, ndërsa personi i katërt po ngistë një biçikletë aty pranë kur është qëlluar nga plumbat. Shtrirë në brendësi të makinës është gjendur e gjallë, një vogëlushe 4 vjeçare, ndërsa një tjetër vajzë 8 vjeç, është gjendur e plagosur rëndë dhe është dërguar menjëherë në spital me helikopter.
Policia franceze raportoi për ngjarjen ndërsa tha se automjeti ku u gjetën viktimat, ishte me targa britanike. Trupat e dy femrave dhe drejtuesit të mjetit, i seksit mashkull, u gjetën në afërsi të liqenit Annecy, pranë Alpeve. Një çiklist, që besohet se ishte nje vendas, u gjet i vdekur pranë vendit të ngjarjes. Sipas zyrtarëve, vajza e vogël, u gjet e fshehur nën trupin e njërës prej viktimave. Lajmi për ngjarjen u raportua mbrëmjen e së mërkurës nga “Agence France Presse” dhe ka ndodhur në afërsi të kufirit me Zvicrën.